Afat 3

Created by Edon Aliu

Modeli i Problemit
Paraqet problemin që duhet të zgjidhet.

1/16

TermDefinition
Modeli i Problemit
Paraqet problemin që duhet të zgjidhet.
Modeli i Dizajnit
Paraqet zgjidhjen softuerike pa detaje të implementimit.
Modeli i Implementimit
Paraqet zgjidhjen softuerike me detaje të implementimit.
Component Diagram
Përdoret për të paraqitur komponentët e softuerit dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Deployment Diagram
Përdoret për të paraqitur arkitekturën fizike të sistemit dhe shpërndarjen e komponentëve ose artefakteve softuerike në nyje fizike.
Arkitektura Fizike
Paraqet shpërndarjen e komponentëve ose artefakteve softuerike në nyje fizike.
Node (Nyje)
Element fizik në të cilin shpërndahen komponentët ose artefaktet softuerike.
Delegimi
Teknikë ku një modul, i quajtur delegator, ia beson një përgjegjësi një moduli tjetër, të quajtur delegat.
Delegatori
Moduli që ia delegon një përgjegjësi një moduli tjetër.
Delegati
Moduli që merr dhe realizon përgjegjësinë e deleguar.
Trashëgimia
Përdoret kur ekziston një marrëdhënie e përgjithshme ndërmjet nënklasës dhe superklasës.
Delegimi në vend të Trashëgimisë
Preferohet kur synimi është ripërdorimi, fleksibiliteti ose konfigurueshmëria.
Përgjegjësia e Modulit
Përcakton atë që një modul duhet të bëjë në sistem.
Kohezioni i Lartë
Arrihet duke i dhënë secilit modul përgjegjësi të qarta dhe të lidhura me njëra-tjetrën.
Coupling i Ulët
Arrihet duke shmangur mbivendosjen e përgjegjësive dhe varësitë e panevojshme ndërmjet moduleve.
Përgjegjësitë për Kohezion të Lartë dhe Coupling të Ulët
Secilit modul i jepen përgjegjësi të qarta, të lidhura dhe që nuk mbivendosen me përgjegjësitë e moduleve të tjera.