Memoriet primare
NDAHEN NE: RAM (Random Access Memory): SRAM, DRAM; ROM (Read Only Memory): PROM, EPROM.
| Term | Definition |
|---|---|
Memoriet primare | NDAHEN NE: RAM (Random Access Memory): SRAM, DRAM; ROM (Read Only Memory): PROM, EPROM. |
DPTR (Data Pointer Register) | Mund te perdoret si nje regjister 16 bitesh ose si dy regjistra 8 bitesh. |
Gjendja e dekodimit | Pas marrjes se udhezimit, CU kalon ne nje gjendje dekodimi, ku deshifrohet kuptimi i udhezimit. Pastaj, informacioni i dekoduar perdoret per te derguar sinjale te perberesit e duhur te CPU-se, per te ekzekutuar veprimet e specifikuara nga udhezimi. |
CPU | Ekzekuton udhezimet e softuerit per te perpunuar te dhenat hyrese te sistemit dhe merr vendime qe mundesojne funksionin e sistemit. |
Regjistri SP (Stack Pointer) | Eshte nje regjister 8 bitesh dhe permban adresen e te dhenes apo permbajtjes se nje lokacioni te memories (RAM), qe eshte ne maje te stekut. Pas resetimit, SP-ja inicializohet ne adresen 07H dhe steku fillon ne adresen 08H. |
Shërbimet e sistemit | Detyrat sherbehen permes rutinave te sherbimeve. Nje rutine e sherbimit eshte nje pjese e kodit qe i jep funksionalitet nje burimi te sistemit. Ne disa sisteme, ato referohen si drejtues te pajisjeve. Sherbimet mund te aktivizohen bazuar ne polling ose si rutina te sherbimit te nderprerjes, ne varesi te arkitektures se sistemit. |
Nën-sistemet e tjera për mundësimin e funksionalitetit | Qarqet e Integruara specifike te aplikimit (ASIC); Vargjet e portave te programueshme te fushes (FPGA); Njesi te tjera te dedikuara. |
Akumulatori dhe ALU | Akumulatori merr pjese ne te gjitha operacionet aritmetiko-logjike dhe pas ekzekutimit te operacionit te caktuar, e ruan rezultatin. |
Qarku i integruar (IC) i mikrokontrollerit | Permban CPU; Memorien RAM; Memorien ROM; Interfejsin serik; Interfejsin paralel; Timere; interrupt control circuit. |
PROM | Ashtu si ROM, PROM eshte i qendrueshem dhe mund te shkruhet vetem nje here. Procesi i shkrimit kryhet ne menyre elektrike. Per shkrimin ose programimin kerkohet pajisje speciale. PROM-te ofrojne fleksibilitet dhe komoditet. |
Komponentët e softuerit të një sistemi të ngulitur | Perfshijne te gjitha programet e nevojshme per ti dhene funksionalitet harduerit te sistemit. |
eDRAM | Per te njejten siperfaqe, siguron nje memorie me madhesi me te madhe se SRAM, por me te vogel se DRAM pa chip (off-chip). |
RAM (Random Access Memory) | Eshte memorie e te dhenave dhe perdoret per ruajtjen e perkohshme te rezultateve dhe variablave. Eshte pjese e memories primare dhe perfshin dy memorie te rendesishme: Static RAM (SRAM) dhe Dynamic RAM (DRAM). Dallimi kryesor mes SRAM dhe DRAM eshte koha e ruajtjes se te dhenave. SRAM ruan permbajtjen per sa kohe qe energjia elektrike zbatohet ne cip; nese energjia fiket ose humbet, permbajtja e te dhenave humbet. |
Regjistrat e funksioneve speciale | NDAHEN NE: DATA regjistrat; CONTROL regjistrat. |
ROM (Read Only Memory) | Eshte memorie vetem per lexim dhe ruan te dhenat ne menyre te perhershme, te cilat nuk mund te ndryshohen. Eshte e qendrueshme dhe nuk kerkon burim energjie per ti ruajtur te dhenat. Aplikim i rendesishem i ROM eshte mikroprogramimi. |
Flamujt CY, AC dhe P pas mbledhjes 37H + 7EH | 37H + 7EH = B5H. CY = 0, AC = 1, P = 1. |