Afat 4

Created by Edon Aliu

Specifikimi i Kërkesave
Përcakton çfarë duhet të bëjë produkti softuerik dhe bëhet gjatë Product Design.

1/12

TermDefinition
Specifikimi i Kërkesave
Përcakton çfarë duhet të bëjë produkti softuerik dhe bëhet gjatë Product Design.
Aktivitetet e Dizajnit
Përcaktojnë si do të ndërtohet softueri për të përmbushur kërkesat dhe zhvillohen gjatë Engineering Design.
Product Design
Faza ku përcaktohet çfarë duhet të bëjë produkti softuerik për të përmbushur nevojat e klientit.
Engineering Design
Faza ku përcaktohet si do të ndërtohet softueri për të përmbushur kërkesat e produktit.
Procesi Iterativ i Dizajnit të Arkitekturës
Dizajni i arkitekturës është iterativ sepse zgjidhja më e mirë rrallë gjendet në tentimin e parë.
Arkitekturat Kandidate
Gjenerohen, vlerësohen dhe përmirësohen vazhdimisht derisa të arrihet një arkitekturë adekuate.
Ndikimi i Kompanisë në Arkitekturë
Struktura organizative e kompanisë, njohuritë dhe përvoja e dizajnuesve ndikojnë në dizajnin e arkitekturës.
Ndikimi i Arkitekturës në Kompani
Struktura e arkitekturës mund të ndikojë në mënyrën se si organizohen njerëzit dhe ekipet e zhvillimit.
Pass by Value
Kalimi i parametrit me vlerë është më i sigurt sepse metoda nuk mund ta ndryshojë variablën origjinale.
Pass by Reference
Kalimi i parametrit me referencë është i dobishëm kur dëshirojmë që metoda të mund ta ndryshojë drejtpërdrejt vlerën origjinale.
Design Patterns
Zgjidhje të njohura dhe të ripërdorshme për probleme të zakonshme të dizajnit.
Design Patterns në Dokumentacion
Thjeshtojnë dokumentacionin e dizajnit sepse paraqesin zgjidhje të njohura dhe të ripërdorshme për probleme të zakonshme të dizajnit.